Politike

Arrestimi i Metës, mbështetësit e Partisë së Lirisë mblidhen në Drejtorinë e Policisë

Mësohet se disa mbështetës janë nisur në drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku dhe është shoqëruar Meta. 

21 Tetor 2024, 13:57 Nga I.A

Arrestimi i Metës, mbështetësit e Partisë së

TIRANË- Mblështetësit e kreut të Partisë së Lirisë po mblidhen në Drejtorinë e Policisë pas arrestimit të këtij të fundit. Mësohet se disa mbështetës janë nisur në drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku dhe është shoqëruar Meta. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

ilir meta

Sondazh

Poll