Politike

GJKKO i ka caktuar detyrim paraqitje, reagon Kryemadhi: Nuk jam vënë në dijeni as për vete as për arrestimin e babait të fëmijëve të mi

Ajo thotë se presekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

21 Tetor 2024, 14:08 Nga r.ll
GJKKO i ka caktuar detyrim paraqitje, reagon Kryemadhi: Nuk jam vënë
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e PL-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me masat e caktuara ndaj tyre nga GJKKO. 

Kryemadhi thotë se nuk është vënë në dijeni mbi një vendim gjykatë që cakton masë sigurie ndaj saj dhe as për vendimin e arrestimit të babait të fëmijëve të tij.  

Ajo thotë se presekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

REAGIMI I PLOTË: 

Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.

GJKKO i ka caktuar detyrim paraqitje, reagon Kryemadhi: Nuk jam vënë

monika kryemadhi arrestohet ilir meta

Sondazh

Poll