Politike

Arrestimi i Çyrbjes dhe të dhënat e Sky Ecc/ Akuzat e Berishës: Rama 'peshku' i madh, ka porositur krime kundër opozitës

Gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, Berisha ka hedhur të rënda në drejtim të mazhorancës, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e menjëherëshme të Edi Ramës.

21 Tetor 2024, 13:16 Nga ZH.LL
Arrestimi i Çyrbjes dhe të dhënat e Sky Ecc/ Akuzat e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i dyshuar për lidhje me bandat kriminale të Durrësit. Gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, Berisha ka hedhur të rënda në drejtim të mazhorancës, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e menjëherëshme të Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por theksoi se ai nuk është peshku i madh. Sipas Berishës, të dhënat implikojnë direkt kreun e qeverisë, i cili ka porositur krime kundër opozitës. Kryedemokrati tha se të dhënat nga Sky Ecc faktojnë lidhjen e Ramës më bandat me të rrezikshme shqiptare  në Europë dhe në botë.

"Familja mafioze Avdylaj i diktoi Ramës që ta vendoste Çyrbjen në listën e Durrësit të dytin pas tij. Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji. Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen në dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e mënjehershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo. Peshqit e mëdhenj janë sipër fare. Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës. Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar.
Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë," u shpreh Berisha.

sali berisha edi rama jurgis cybja skyecc

Sondazh

Poll