Politike

Arrestimi i Metës/ Sekretari i përgjithshëm i PL-së mbërrin në Policinë e Tiranës: Ky akt i rëndë kriminal do të marrin përgjigjen shembullore

Blushi tha për gazetarët se ky akt i rëndë kriminal do të marri përgjigjen shembullore. 

21 Tetor 2024, 13:46 Nga r.ll
Arrestimi i Metës/ Sekretari i përgjithshëm i PL-së
tedi blushi

TIRANË- Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka mbërritur në Policinë e Tiranës. Blushi tha për gazetarët se ky akt i rëndë kriminal do të marri përgjigjen shembullore. 

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal do të marrin përgjigjen shembullore.”, tha ai.

Metës iu vunë pranga pak çaste më herët, në zonë e Casa Italias në Tiranës, ndërsa pritet të dërgohen në Policinë e Tiranës.Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërsa pritet një reagim zyrtar.

tedi blushi

Sondazh

Poll