Politike

Berisha: SPAK i tha Çyrbjes që të dorëzonte mandatin në vend që ta sillnin në parlament dosjen e tij para shqiptarëve

Berisha u shpreh se dosja e Jurgis Çyrbjas ka filluar në vitin 2021 dhe deri para një jave ku ai po merrej për shpërdorim detyre, pavarësisht se regjistrimet në SKY ECC e implikonin atë në vepra shumë të rënda kriminale. 

21 Tetor 2024, 13:27 Nga N.F
Berisha: SPAK i tha Çyrbjes që të dorëzonte mandatin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se dosja e Jurgis Çyrbjas ka filluar në vitin 2021 dhe deri para një jave ku ai po merrej për shpërdorim detyre, pavarësisht se regjistrimet në SKY ECC e implikonin atë në vepra shumë të rënda kriminale. 

Berisha shtoi se gjithçka ishte porosia e Edi Ramës, derisa dikush brenda SPAK guxoi të kërkojë përfshirjen në aktakuzë të krimeve më të shëmtuara, nga të cilat Dumani me bandën e tij kërkonte ta clironte Jurgis Çyrbjen me porosi të Edi Ramës. Ai theksoi se kolegët e Erion Veliajt harrojnë se mandati është nuk është i deputetit, mandati është i parlamentit, dhe parlamenti përfaqëson popullin shqiptar më shumë se çdo institucion tjetër.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, rasti Çyrbja, Çyrbja Jurgis ishte një emër më i panjohuri që mund të ishte, një ushtar i Avdylajve. Por, mos harroni se dosja e tij ka filluar në vitin 2021 dhe gjer para një jave, ai po merrej për shpërdorim detyre, pavarësisht se regjistrimet në SKY EÇ e implikonin këtë kriminel në vepra shumë të rënda kriminale. Por këtu gjithçka ishte porosia e Edi Ramës, gjersa dikush brenda Skapit guxoi të kërkojë përfshirjen në aktakuzë të krimeve më të shëmtuara, nga të cilat Dumani me bandën e tij kërkonte ta clironte Jurgis Çyrbjen me porosi të Edi Ramës.


E turpshme, kriminale, demaskuese, poshtëruese për Skapin është rruga që u ndoq. Kolegët e Erion Veliajt harrojnë se mandati është nuk është i deputetit, mandati është i parlamentit, dhe parlamenti përfaqëson popullin shqiptar më shumë se çdo institucion tjetër. Në mungesë totale respekti për qytetarët e këtij vendi, por edhe të Kushtetutës, ata thirrën kolegun e tyre Çyrbja, i thanë, interesi i partisë dhe Edi Ramës nuk është që ne të vijmë në parlament, dorëzoje atë mandat që të mos dalë para shqiptarëve dosja e tmerrshme e krimeve që ke kryer me Edi Ramën dhe banditë të tjerë.


Skapistët, kjo racë e shpifur mercenarësh, në vend se ta sillnin, të vinin në parlament me kërkesën për heqjen e imunitetit, të dilnin para shqiptarëve se pse kërkojnë heqjen e imunitetit të Jurgis Çyrbjes, të mësonin të gjithë qytetarët të vërtetën e asaj dosje të madhe krimi, në të cilën njeriu që hetohej, ishte dyshi pas Edi Ramës në listën e Durrësit, por jo, ata preferojnë të zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, të sillen si një seksion i PS, i varur nga Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, etj. Ky është një qëndrim i turpshëm, antikushtetues.

berisha jurgis cyrbja

Sondazh

Poll