Sport

FIFA-s i kërkohet t'i japë fund marrëveshjes me kompaninë e naftës së Arabisë Saudite

Më shumë se njëqind futbolliste femra i kërkojnë FIFA-s që t'i japë fund sponsorizimit të kompanisë së naftës Aramco, që ka nënshkruar për Kupën e Botës për meshkuj 2026 dhe Kupën e Botës për femra 2027.

21 Tetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

FIFA-s i kërkohet t'i japë fund marrëveshjes me

ZVICER - Më shumë se 100 futbollistë profesionistë kanë nënshkruar një letër të hapur, duke i kërkuar FIFA-s t'i japë fund sponsorizimit me gjigantin saudit të naftës Aramco, sepse ata e konsiderojnë atë një "grusht" për sportin. Një kontratë që u nënshkrua për Kupën e Botës 2026 për meshkuj dhe 2027 për femra.

FIFA njoftoi lidhjen e re me kompaninë e naftës saudite, Aramco, në fillim të këtij viti 2024. Një kontratë që i lidh deri në vitin 2027, kur përfundon Botërori për femra dhe që nuk është pëlqyer nga më shumë se 100 futbollistë.

Nënshkrueset femra nga 24 vende, e konsiderojnë përfundimin e tij të nevojshëm për arsye humanitare dhe mjedisore, shprehet sulmuesja e Manchester City-t, Vivianne Miedema.

Ndërkombëtarja holandeze foli për BBC Sport, ku ishte e qartë për arsyet e kësaj kërkese: “Mendoj se si futbollistë dhe veçanërisht si femra, kemi përgjegjësinë t'i tregojmë botës dhe brezit të ardhshëm se çfarë është e drejtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2024, 10:00

Legjenda e Barçës sheh veten te Yamal...

SPANJE - Rivaldo, ish-sulmuesi i famshëm i FC Barcelona, ​​së fundmi ndau mendimet e tij për situatën aktuale të klubit katalanas, si d...