Sport

VIDEO/ Muçi rikthehet titullar te Besiktas, shkëlqen me një asist ndaj Konyasporit...

Talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit.

21 Tetor 2024, 11:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Muçi rikthehet titullar te Besiktas, shkëlqen me një

TURQI - Me gjasa, sulmuesi i Kombëtares kuqezi Ernest Muçi, duket se e ka bindur me talentin dhe aftësitë e tij trajnerin Giovanni van Bronckhorst, i cili tashmë po kthehet në një titullar te skuadra e Besiktasit.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën e së dielës në kampionat kundër Konyasporit, madje ka qenë një nga protagonistët në suksesin 2-0 të skuadrës nga Stambolli, pasi ka dhënë asistin e golit të dytë për portugezin Rafa Silva.

Pas një momenti të vështirë, talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2024, 10:00

Legjenda e Barçës sheh veten te Yamal...

SPANJE - Rivaldo, ish-sulmuesi i famshëm i FC Barcelona, ​​së fundmi ndau mendimet e tij për situatën aktuale të klubit katalanas, si d...