Sport

Superiorja/ Njihuni me formacionin dhe trajneri më i mirë të javës së 9-të...

Në ndeshjen e tij debutuese, italiani Francesko Moriero, zgjidhet si trajneri më i mirë pas fitores 3-1 të ndeshjes Laçi - Vllaznia

21 Tetor 2024, 10:12 Nga DOSJA

Superiorja/ Njihuni me formacionin dhe trajneri më i mirë të

TIRANE - Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, kanë nxjerrë në pah edhe trajnerin dhe 11-shen më të mirë të kësaj jave.

Portieri më i mirë i kësaj jave është përzgjedhur Razak Abalora, gardiani i Elbasanit. Në repartin e mbrojtjes janë zgjedhur Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi).

Mesfusha më e mirë e  kësaj jave është përzgjedhur: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia).

Tre sulmuesit e javës janë: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi).

Ndërkaq, i ulur për herë të parë në pankinën e Laçit, Francesco Moreiro është përzgjedhur nga teknikët e ekipeve kombëtare si trajneri i javës.

Superiorja/ Njihuni me formacionin dhe trajneri më i mirë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2024, 10:00

Legjenda e Barçës sheh veten te Yamal...

SPANJE - Rivaldo, ish-sulmuesi i famshëm i FC Barcelona, ​​së fundmi ndau mendimet e tij për situatën aktuale të klubit katalanas, si d...