Sport

Partizani në krye, pas tij Egnatia dhe Dinamo… mbyllet faza e parë e Superiores

Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025. Ndeshja e fundit e javës së 9-të ishte AF Elbasani - Partizani (1-1)

21 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Partizani në krye, pas tij Egnatia dhe Dinamo… mbyllet faza e

TIRANE - Në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt ndeshja e fundit e fazes së pare të “Abissnet Superiores”, përballë ishin Elbasani - Partizani, që luftuan ashpër midis tyre, por në fund sfida u mbyll në barazim 1-1.

Pas përfundimit të fazës së parë, “Demat” e kryeqytetit kryesojnë renditjen me 16 pikë, të ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo që kanë nga një pikë më pak (15).

Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mundi Bylisin në Ballsh me rezultatin e ngushtë 1-0.

Të shtunën u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të: Egnatia - Teuta dhe Tirana - Dinamo City u mbyllën në barazim pa gola 0-0. Laçi gjeti fitoren e parë në shtëpi, duke fituar 3-1 ndaj Vllaznisë.

Renditja tregon se do të jetë një kampionat i luftuar, pasi në përfundim të fazës së parë vetëm 2 pikë ndajnë Teutën e vendit të 6-të nga kreu i renditjes. Bylisi dhe Laçi janë dy skuadrat që aktualisht qëndrojnë në zonën që të zbret në Kategorinë e Parë.

Partizani në krye, pas tij Egnatia dhe Dinamo… mbyllet faza e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll