Sport

Formula 1/ Leclerc pa rivalë në Austin, Sainz plotëson dyshen e kuqe, edhe Verstappen ngjitet në podium...

Ferraristët kaluan në epërsi në fillim dhe morën fitoren me stil në Austin

21 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Formula 1/ Leclerc pa rivalë në Austin, Sainz plotëson dyshen e

SHBA - Ferrari dominon në Teksas: pas Monte Carlo dhe Monza, Charles Leclerc shënon fitoren e tretë të sezonit dhe së bashku me shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz përfundon dopietën e parë të sezonit për Reds.

Formula 1/ Leclerc pa rivalë në Austin, Sainz plotëson dyshen e

Vendi i tretë i podiumit për Lando Norris, që nisi (dobët) nga ‘pole position’ dhe parakaloi Max Verstappen në një lëvizje të diskutueshme parakalimi, me tre xhiro para përfundimit të garës. 

Anglezi u penalizua (pesë sekonda), pasi kishte përfituar nga largimi nga rruga dhe u ul në vendin e katërt pas holandezit. Vendi i pestë për Oscar Piastri përpara Sergio Perez, George Russell (filluar nga prapa) dhe Nico Hulkenberg.

Formula 1/ Leclerc pa rivalë në Austin, Sainz plotëson dyshen e

‘Top 10’ dhe pikët e kampionatit botëror edhe për ridebutuesin Liam Lawson (VISA Cash App RB) dhe për Franco Colapinto me Williams, nga të cilët Esteban Ocon "rrëshqiti" pikën e bonusit për xhiron më të shpejtë të garës në minutën e fundit.

Ja dhe renditja përfundimtare pas garës së Grand Prix të Amerikës:

Formula 1/ Leclerc pa rivalë në Austin, Sainz plotëson dyshen e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll