21 Tetor 2024, 11:00
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbjas.
Bardhi shkruan në një postim në Facebook se aksesi i organizatave kriminale deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat.
Më tej, Bardhi shkruan trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjesim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë. Sipas tij këto fakte e bëjnë Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset nga krimi i organizuar, ndërsa thotë se i vetmi përgjegjës për këtë është Edi Rama.
REAGIM I GAZMENT BARDHIT
Aksesi i organizatave kriminale deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat. Firma e Edi Ramës si Kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki.
Trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjesim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë. Opozita e ka ngritur këtë shqetësim prej vitesh, por Kryeministri i bandave ka bërtitur “shpifje, shpifje, shpifje”, dhe sot si gjithmonë pasi i provohet, fshihet dhe hesht!
Listën e kandidatëve dhe renditjen e tyre nuk e caktojnë deputetët, por e harton dhe miraton Edi Rama. Bandat nuk kanë punuar për të bërë një deputet, por kanë punuar për të bërë Kryeministër Edi Ramën. Bandat nuk kanë mbledhur vota për të bërë një deputet, por për të bërë Edi Ramën Kryeministër. Nuk janë deputetët bashkëpunëtor të grupeve kriminale, por Edi Rama që ka ndarë qeverisjen me to dhe ka fituar pushtetin në bashkëpunim me to.
Kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar! Përgjegjës për këtë është vetëm Edi Rama dhe askush tjetër.

jurgis çyrbja gazment bardhi
Politike
21 Tetor 2024, 10:47
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë sot me reagim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis &Cc...
Politike
21 Tetor 2024, 10:28
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë sot me reagim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Ç...
Politike
21 Tetor 2024, 09:56
r.ll
vokshi, ndreca
TIRANË- Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Kom...
Politike
21 Tetor 2024, 09:21
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe njëkohësisht deputetja e PD-s&eu...
Politike
21 Tetor 2024, 09:03
r.ll
komisioni
TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për koncesionet në Shëndetësi....
Politike
21 Tetor 2024, 08:10
r.ll
selia e pd
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë. Mësohet se t...
Politike
21 Tetor 2024, 07:37
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha...
Politike
20 Tetor 2024, 23:00
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së diel&...
Politike
20 Tetor 2024, 22:35
N.F
Takimi
SHKODËR- Është rishfaqur në përgatitjet elektorale të Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri. Pjetri fitoi pa g...
Politike
20 Tetor 2024, 22:26
N.F
Durrës
DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së...