Sport

VIDEO / Rey Manaj rikthehet në fushë dhe shënon dy gola!

Pas fitores 3-2 ndaj Hatajspor, padyshim që Manaj ishte lojtari më i duartrokitur nga mbështetësit e skuadrës turke dhe ai ka shkuar t’i përshëndesë personalisht ultrasit e ekipit.

20 Tetor 2024, 23:59 Nga DOSJA
VIDEO / Rey Manaj rikthehet në fushë dhe shënon dy gola!

TURQI - Rei Manaj është kthyer në këto dy sezone në idhullin e tifozëve të Sivaspor. Kthimi i tij në fushën e lojë sot pas dëmtimit me dy gola të shënuar ishte prova e rëndësisë që ka tashmë sulmuesi shqiptar për këtë skuadër dhe se fati i saj varet nga forma e tij para portës.

Pas fitores 3-2 ndaj Hatajspor, padyshim që Manaj ishte lojtari më i duartrokitur nga mbështetësit e skuadrës turke dhe ai ka shkuar t’i përshëndesë personalisht ultrasit e ekipit.


Këta të fundit kanë përfituar nga rasti për të marrë “kujtime” nga Manaj, duke i rrëmbyer komplet uniformën  e ndeshjes. Kësisoj Manaj është larguar nga takimi me tifozët e tij, duke dalë i zhveshur nga fusha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll