Sport

VIDEO / Lewandowski rikthehet ai i pari, regjistron emrin mes rekordmenëve të Barçës!

Falë kësaj dopiete, Robert Levandovski është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në top pesë ligat evropiane (355 gola), vetëm Lionel Mesit (496 gola) dhe Kristiano Ronaldos (495 gola) kanë shënuar më shumë se bomberi polak.

21 Tetor 2024, 00:05 Nga DOSJA
VIDEO / Lewandowski rikthehet ai i pari, regjistron emrin mes rekordmenëve

SPANJE - Barcelona mposhti Sevillan me rezultatin 5-1 në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të La Ligës. Dominim i katalanasve të Hansi Flik, që arriti të shënonte plot 3 herë në pjesën e parë. Dopieta e Levandovskit në minutat 24 dhe 39, si dhe goli i Pedrit në minutën e 28-të, bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0. 

Falë kësaj dopiete, Robert Levandovski është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në 'Top 5' ligat evropiane (355 gola), vetëm Lionel Mesit (496 gola) dhe Kristiano Ronaldos (495 gola) kanë shënuar më shumë se bomberi polak.  

Dopieta e Pablo Torre kompletoi “manitën” e katalanasve, në minutat 82 dhe 88, ndërkohë që golin e nderit për Sevillan e shënoi Idumbo në minutën e 87-të.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll