Sport

VIDEO / Lautaro i jep fitoren Interit në Olimpico!

Në duelin e radhës Interi do të përballet me Juventusin e vendit të tretë në derbin e Italisë, ndërkohë që Roma luan në transfertë ndaj Fiorentinës.

20 Tetor 2024, 23:56 Nga DOSJA
VIDEO / Lautaro i jep fitoren Interit në Olimpico!

ITALI - Interi mposhti Romën në supersfidën e javës së 8-të të Serisë A. Goli i kapitenit Lautaro Martinez në minutën e 60-të të sfidës, u dhuroi 3 pikë të arta kampionëve zikaltër.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e pesta në këtë sezon për interistët, që janë pozicionuar në vendin e dytë në renditje me 2 pikë më pak se kryesuesit e Napolit.

Në duelin e radhës Interi do të përballet me Juventusin e vendit të tretë në derbin e Italisë, ndërkohë që Roma luan në transfertë ndaj Fiorentinës. Për kryeqytetasit kjo ishte disfata e dytë në 8 ndeshje, teksa renditen në vendin e dhjetë me 10 pikë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll