Sport

Pavlovic i pafat, thyen klavikulën dhe humb sfidën ndaj Benficas në Champions…

Mesfushori i ri i Bayern Munich do të mungojë në ndeshjet e radhës. Gjermanët luajnë me “Shqiponjat” më 6 nëntor

20 Tetor 2024, 12:31 Nga DOSJA

Pavlovic i pafat, thyen klavikulën dhe humb sfidën ndaj Benficas

GJERMANI - Mesfushori gjerman Aleksandar Pavlovic ka thyer klavikulën këtë të shtunë dhe do të jetë jashtë garës për disa javë, duke munguar edhe në ndeshjen në shtëpi të Bayern Munich për Champions League kundër Benficas.

Ndërkombëtari gjerman pësoi një thyerje të klavikulës në takimin me Stuttgartin në Bundesligë”, thuhet në një postim të bavarezëve në rrjetet sociale.

Vetëm pesë minuta pas ndeshjes kundër Stuttgartit, në raundin e shtatë të Bundesligës, Pavlovic u rrëzua në shpatullën e djathtë, pas një dyluftimi me një kundërshtar, duke u zëvendësuar nga portugez João Palhinha.

Mesfushori i ri 20-vjeçar, përpos ndeshjeve në Bundesligë, do të mungojë në sfidën e radhës të Bayern Munich, i cili pret Benfikën më 6 nëntor, për xhiron e katërt të fazës së Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll