Sport

VIDEO/ “Zorro” me një biçikletë fluturuerse? Jo, është Osimhen që shkëlqen...

Sulmuesi nigerian kompletoi fitoren e Galatasaray ndaj Antalyaspor

20 Tetor 2024, 13:00 Nga DOSJA

VIDEO/ “Zorro” me një biçikletë fluturuerse? Jo,

TURQI - Këtë të shtunë, Galatasaray ka shënuar fitoren e tetë në nëntë ndeshje të Superligës turke, duke e mposhtur Antalyaspor 3-0.

Por më shumë se triumfi, që nisi të ndërtohet me një goditje nga Mauro Icardi, ajo që do të hyjë në histori të lojës është goli i mrekullueshëm i Victor Osimhen, i cili erdhi në 12 minuta nga fundi, për të shënuar një perlë të shkëlqyer për të fiksuar 3-0, dhe duke arritur katër gola në shtatë ndeshjet e para për kampionët e Turqisë.

Fenerbahçe, me trajner José Mourinho, do të përballet këtë të dielë me Samsunsporin, i cili çuditërisht zë vendin e dytë në ligën turke, menjëherë pas Galatasaray.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll