Sport

Në Turqi flasin për "bombën e vitit"! Fenerbahçe e Mourinhos punëson... Rihannën

Partneriteti përfshin edhe ASAP Rocky, bashkëshorti i këngëtares

20 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Në Turqi flasin për "bombën e vitit"! Fenerbahçe

TURQI - Fenerbahçe, një klub turk i drejtuar nga José Mourinho, do të nënshkruajë një marrëveshje me Rihannën, një nga këngëtaret më të famshme në botë, sipas gazetës ‘Fanatik’, e cila e quan këtë ngjarje “bomba e vitit”.

Sipas atij publikimi, marrëveshja parashikon praninë e Rihannës dhe bashkëshortit të saj, ASAP Rocky, në ndeshjet e ekipit në stadiumin Ülker, përveç ndarjes së fotove me fanelën e ‘Fenerbahces’ në rrjetet e tyre sociale përkatëse.

Ideja e klubit do të jetë promovimi i markës në mbarë botën, pasi Rihanna ka më shumë se 151 milionë ndjekës në Instagram dhe 108 milionë në Twitter. Burri i saj, nga ana tjetër, ka afër 20 milionë vetëm në Instagram.

“Fanatik” shton gjithashtu se Fenerbahçe me këtë partneritet pret të ardhura rreth 50 milionë dollarë (rreth 46 milionë euro). Nuk dihet se kur do ta paguajë klubi turk artisten dhe bashkëshortin e saj për këtë partneritet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll