Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit në Vlorë/ Anëtari i KLP: Jemi në krah të mbrojtjes dhe familjes së Kulicit. Policia: Ngjarja ka t

21 Dhjetor 2019, 15:53 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit në Vlorë/ Anëtari i KLP: Jemi në

VLORË- Tartar Bazaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit. Bazaj tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, duke shtuar se policia e shtetit është vënë në lëvizje dhe se dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate konkrete.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në mbledhje në këto momente që po flasim. Në një mbledhje urgjente lidhur me një ngjarje, një ngjarje shumë e rëndë. Jemi në krah të prokurorit. Policia e shtetit është vënë në lëvizje për këtë problem dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate konkrete. Policia e shtetit i ka marrë detyrat dhe paralelisht ka dalë me vendime përkatëse, por gjithsesi dhe KLP ka aksesin e vet për të dalë me vendim përkatës për të dalë në mbrojtje të prokurorit, jetës, familjarëve të tyre dhe të pronës”, u shpreh Bazaj.

Ndërsa, drejtori i policisë së Vlorës u shpreh se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit.

Kanë avancuar jetimet? Jemi duke punuar, kemi disa pista hetimi dhe shpresojmë të dalim në një konkluzion shumë shpejt.

Pista me çështjen e pronave? Deri tani na rezulton se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit. Disa dëshmitarë të largët u pyetën, janë marrë të gjitha kamerat e sigurisë.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici tartar bazaj tritol makines se prokurorit ne vlore albert kulici tartar bazaj tritol makines se prokurorit ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 09:31

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardia...