Aktualitet

Me thirrjet “Edvin tradhtar’ e flamurin shqiptar të hedhur krahëve, qytetarët protestojnë kundër Samitit të Mini-Sheng

21 Dhjetor 2019, 09:50 Nga DOSJA
Me thirrjet “Edvin tradhtar’ e flamurin shqiptar të hedhur

TIRANË- Samiti i tretë i Mini Shengenit që po mbahet në Tiranë është shoqëruar me protesta. Aktivistët e shoqatës “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, prej orës 09:30 po protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe kërkojnë shpjegime nga Rama për bisedimet që po zhvillon me liderët e tjerë.

Iniciatori i kësaj protestë Aulon Kalaja në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ata janë në tubim pasi e shohin mini-shengenin si një Jugosllavi të re.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit  që po na con turravrap drejt rilindjes” , u shpreh aktivisti.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë që janë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “për shqiptarët dielli lind në perëndim” proteste ne tirane samiti i trete i minishengenit “për shqiptarët dielli lind në perëndim” proteste ne tirane samiti i trete i minishengenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 09:31

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardia...