Aktualitet

DETAJET/ Hodhi tritolin dhe u largua me shpejtësi, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin e atentatit. Veproi në 30 sekonda

21 Dhjetor 2019, 10:10 Nga DOSJA
DETAJET/ Hodhi tritolin dhe u largua me shpejtësi, kamerat e sigurisë

VLORË- Detaje të reja janë mësuar nga atentati me tritol kundër prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Burime nga Policia për Dosja.al bëjnë me dije se autori i hedhjes së tritolit tek makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin aty pranë.

Sipas informacioneve mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe nuk është mundur të identifikohet, pasi ai ka vepruar dhe me shpejtësi.

Veprimet e tij janë pikasur disa metra më tutje, pasi ai ka parkuar makinë e tij dhe me pas është drejtuar tek rrugica ku ndodhej vetura e prokurorit. Ai ka hedhur një pako brenda së cilës kishte eksploziv dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas 30 sekondave lënda plasëse është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke shkatërruar makinën e prokurorit Kuliçi.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici shperthen tritoli tritol makines se prokurorit ne vlores albert kulici shperthen tritoli tritol makines se prokurorit ne vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 09:31

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardia...