Aktualitet

Atentati ndaj Kulicit, kreu i Gjykatës së Vlorës me tone të forta: Sulm për shkak të profesionit, kriminelët nuk do i gë

21 Dhjetor 2019, 11:51 Nga DOSJA
Atentati ndaj Kulicit, kreu i Gjykatës së Vlorës me tone të

VLORË- Kreu i Gjuykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka reaguar pas atentatit që iu bë prokuorit të Vlorës, Albert Kulici. Në një reagi mpër mediat Haluci tha se sulmi ndaj tij ka lidhje me profesionin që ai ushtronte.

Më tej ai foli ashpër dhe kundër kriminelëve në Vlorë dhe tha se të gjitha pasuritë nuk do i gëzojnë. “Kanë lidhje konkrete dhe jo konkrete me ngjarjet që ndodhin në Vlorë, pasi çështja e pronave është më e nxehta që qarkun tonë”, u shpreh Haluci.

INTERVISTA

Të gjithë prokurorët do punojnë deri në fund. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë prokurorët punojnë natë e ditë dhe nuk do ndalen pasi zbatojnë vetëm ligjin.

Janë disa raste kur goditet gjyqësori…

Janë disa raste që goditet gjyqësori, jo vetëm me tritol por dhe më baltë nga të gjitha anët. Por dua të siguroj se gjyqësori prap do vijojë dhe sistemi do ringrihet. Dua të siguroj dhe qytetarët se të gjithë ata që kanë vjedhur në mënyrë barbare pronat e qytetarëve nuk do i gëzojnë pronat e tyre.

A kanë lidhje me ngjajre konkrete?

Kanë lidhje konkrete dhe jo konkrete me ngjarjet që ndodhin në Vlorë, pasi çështja e pronave është më e nxehta që qarkun tonë.

Kryesonte dhe task-forcën kundër krimit ekonomik?

Kuliçi është një nga prokurorër më të mirë në Shqipëri dhe punopnte me pasion.

Janë sekuestruar 4 milionë euro? Ka lidhje?

Janë më shumë se 4 milionë e sekuestruar me masa provizore. Është e vetmja pistë, pasi sulmi është për shkak të profesionit të tij. Kam besim tek Policia dhe Prokuroria se kjo ngjarje do të zbardhet.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici skender haluci tritol makines se prokurorit ne vlores albert kulici skender haluci tritol makines se prokurorit ne vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 09:31

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardia...