Aktualitet

21 Dhjetor 2019, 09:31 Nga DOSJA

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardianin e burgut.

 

 

Skëndaj do jetë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi azuzohet për vrasje me dashje. Ai qëlloi dhe la të vdekur në Poliklinikën e Patosit dy të rinjtë që kishte pasur një sherr të mëparshëm.

Si motiv për krimin ishte një lidhje dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit. Ky i fundit kishte zbuluar që motra e tij ishte e lidhur me Manol Rrapajn dhe nuk ishte dakord për këtë gjë.

Skëndaj bashkë me të atin kishin shkuar para tre ditë para krimit në banesën e Manol Rapajt, dhe i kishin thënë të largohej nga vajza. 

Një krim i rëndë tronditi Patosin pak ditë më parë. Një sherr i disa ditëve më parë dhe një histori dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit mendohet të jetë dhe shkak i masakrës. Mësohet se para se Skëndaj të qëllonte me armë mbi Rrapajn dhe Kapajn, këta të fundit i kishin bërë prite dhe e kishin dhunuar. Po ashtu Policia bën me dije se 3 ditë parë këta kishin pasur dhe një sherr afër banesave të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elis kapaj manol rapaj martin skendaj vrasje ne patos elis kapaj manol rapaj martin skendaj vrasje ne patos

Sondazh

Poll