Aktualitet

“Vravâ dy persona”, Martin Skëndaj pranon krimit në Gjykatë: Më dhunuan, isha në spital për mjekim. Qëllova me armë

21 Dhjetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
“Vravâ dy persona”, Martin Skëndaj pranon krimit në

FIER- Martin Skendaj, i cili është lënë në burg nga Gjykata e Fierit ka pranuar vrasjen e dy të rinjve tre ditë më parë në Patos. Sipas informacioenve ai para hetuesve ka thënë që ka vrarë, Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn, pasi i kishin ngacmuar motrën.

Ai ka thënë se ata i kishin bërë pritë e kishin dhunuar dhe nuk mundi të mbrohej ndryshe, kështu që kishte qëlluar me armë.

Më dhunoi fqinji pse i kërkova të heq dorë nga kërkesa që kisha për time motër. U bë sherr në fshat, njoftova edhe Policinë para tri ditësh. Ditën e krimit në mëngjes, nisi përsëri sherri, ai kishte marrë edhe kushëririn e tij aty, u bënë dy bashkë dhe më qëlluan. Erdha në spital të marr mjekim, ata i gjeta prapë aty. U përleshëm, por ishin dy dhe nuk munda t’i neutralizoj, prandaj qëllova, pasi u kisha bërë thirrje disa herë të tërhiqeshin”, Skëndaj.

Më tej ai ka marrë vet Policinë ne telefon dhe i ka thënë se ka vrarë dy persona, por ishte larguar nga vendi i krimit se kishte frikë.  Ai ka takuar uniformat blu rreth 500 larg Poliklinikës së Patosit dhe aty ishte arrestuar.

Një krim i rëndë tronditi Patosin pak ditë më parë. Një sherr i disa ditëve më parë dhe një histori dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit mendohet të jetë dhe shkak i masakrës. Mësohet se para se Skëndaj të qëllonte me armë mbi Rrapajn dhe Kapajn, këta të fundit i kishin bërë prite dhe e kishin dhunuar. Po ashtu Policia bën me dije se 3 ditë parë këta kishin pasur dhe një sherr afër banesave të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elis kapaj manol rapaj martin skendaj martin skendaj mbetet ne burg vrasja ne patos elis kapaj manol rapaj martin skendaj martin skendaj mbetet ne burg vrasja ne patos

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 09:31

FIER- Martin Skëndaj i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj do qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Fierit për gardia...