Politike

Sulmi ndaj prokurorit Kulici në Vlorë/ Meta: Kërkoj hetim dhe dënim për autorët

21 Dhjetor 2019, 13:18 Nga DOSJA
Sulmi ndaj prokurorit Kulici në Vlorë/ Meta: Kërkoj hetim dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit. Kreu i Shtetit dënon sulmin duke kërkuar që të hetohen dhe dënohen autorët përgjegjës. Sipas Metës askush nuk duhet të guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!”, shkruan Meta në Facebook.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert kulici ilir meta tritol makines se prokurorit ne vlores albert kulici ilir meta tritol makines se prokurorit ne vlores

Sondazh

Poll