Politike

Minishengeni/ Vuçic flet pas takimit me Ramën dhe Zaev: Kemi marrëveshje konkrete, takimi i radhës në Janar

20 Dhjetor 2019, 20:11 Nga DOSJA
Minishengeni/ Vuçic flet pas takimit me Ramën dhe Zaev: Kemi

TIRANË- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në një status në rrjetet sociale, Vuçiç shkruan se gjatë bisedimit janë arritur marrëveshje konkrete. Më tej, ndër rreshta ai shkruan se takimi i radhës do të zhvillohet në Beograd në fund të muajit Janar 2020.

Marrëveshjet konkrete për bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë arritur në Tiranë. Takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit, do të jetë një takim historik për shkak të asaj që do të përfundojë deri atëherë – me premiera e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama“- shkruan Vuçiç.

Vuçiç erdhpasditen e sotme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë.

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic samiti i trete i minishengenit aleksander vucic samiti i trete i minishengenit

Sondazh

Poll