Aktualitet

Hetoi Shpëtim Gjikën e ‘peshkun e madh’ të pronave, kush është prokurori që iu vendos tritol në makinë

21 Dhjetor 2019, 07:22 Nga DOSJA
Hetoi Shpëtim Gjikën e ‘peshkun e madh’ të pronave,

VLORË- Një shpërthim i fortë ka tronditur Vlorën gjatë natës. Makina e prokurorit Arben Kuliçaj ka shpërthyer, pasi i ishte vendosur një sasi lënde plasëse.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, ku ka mbledhur provat e para. Zona ku ka ndodhur shpërthimi është mjaft e populluar dhe aty pranë ka shumë biznese të cilat kanë kamera sigurie dhe mund të ndihmojnë hetuesit për të zbardhur ngjajren.

Prokurori Albet Kuliçi, të cilit i është vendosur tritol në banesë, është një emër i njohur në Vlorë. Ai njihet për dosjet që ka hetuar në këtë qytet, pasi ka firmosur dhe për burgosjen e ish-kreut të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjikës.

Kuliçi ka qenë prokurori që hetoi tenderin e parkimeve në Vlorë dhe kërkoi burg për Gjikën, të cilin e akuzonte për “shpërdorim detyre”. Por me Gjikën e humbi betejën pasi ish-kryebashkiaku doli i pafajshëm nga Gjykata.

Po ashtu prokurori njihet dhe për dosjen e pronave në bregdet, dhe për arrestimin e ‘peshkut të madh’, biznesmenit Pëllumb Petritaj, i cili kërkoi lirinë me garanci pasurore, prej 25 milionë lekësh.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici pellumb petritaj shperthen makina e prokurorit shpetim gjika albert kulici pellumb petritaj shperthen makina e prokurorit shpetim gjika

Sondazh

Poll