Aktualitet

Me maska e doreza, 3 hajdutë shqyejnë derën dhe marrin 15 mijë € në Gjirokastër

21 Dhjetor 2019, 08:27 Nga DOSJA
Me maska e doreza, 3 hajdutë shqyejnë derën dhe marrin 15

GJIROKASTËR- Një banesë ka rënë pre e grabitësve gjatë natës në Gjirokastër. Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se rreth orës 03:30 disa persona të paindendifikuar ende, kanë hyrë në banesën e shtetasit Vasil Basha.

Dosja.al mëson se  në grabitje kanë marrë pjesë tre persona me maska, doreza dhe armë kanë shqyer derën dhe kanë marrë një valixhe ku mendohet se ishin 15.000 euro. Në banesë kanë qënë dy gra të cilat i kanë mbyllur në një dhomë. 

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara  dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe   kapjen e autorëve”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne gjirokaster policia gjirokaster rikthehen maskat grabitje ne gjirokaster policia gjirokaster rikthehen maskat

Sondazh

Poll