Bota

“Duam rritje pagash, rekrutime masive dhe rekrutim të personelit të kontraktuar”! Mjekët grek fillojnë grevën 24 orëshe

Gjithashtu aktivistët e mbledhur në sheshin “Mavili” fillimisht zhvilluan një marshim proteste drejt ndërtesës së Parlamentit në sheshin “Sintagma” dhe më pas drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

17 Tetor 2024, 18:01 Nga E. D
“Duam rritje pagash, rekrutime masive dhe rekrutim të personelit
pamje nga vendngjarja

GREQI- Mjekët e spitaleve grek të cilët po zhvillojnë grevë 24-orëshe mbarëkombëtare, kanë bllokuar paraditen e kësaj të enjte Ministrinë e Shëndetësisë, duke kërkuar rritje të konsiderueshme të pagave, rritjen e numrit të personelit dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu aktivistët e mbledhur në sheshin “Mavili” fillimisht zhvilluan një marshim proteste drejt ndërtesës së Parlamentit në sheshin “Sintagma” dhe më pas drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

Disa nga aktivistët shkuan në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe shpalosën një pankartë me mbishkrimin “Duam rritje pagash, rekrutime masive dhe rekrutim të personelit të kontraktuar”.

Mjekët dhe personeli shëndetësor protestuan me kërkesa si përmirësimi i kushteve ekonomike, shtimi i personelit dhe përmirësimi i sistemit shëndetësor si dhe protestuan kundër ministrit të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

mjekët e spitaleve grek grevën 24 orëshe

Sondazh

Poll