Politike

"E njëjta polici që mashtroi për vdekjen e Klodian Rashës dhe Egli Progës", Bardhi reagon sërish: Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim

Ai shkruan se propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të vërtetën.

17 Tetor 2024, 18:05 Nga r.ll
"E njëjta polici që mashtroi për vdekjen e Klodian
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për incidentin e ndodhur sot jashtë Kuvendit, ku opozita pretendon se një nga policët ka tentuar të nxjerrë armën ndaj deputetëve. 

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se policia që tha sot se efektivi i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, e njëjta që sipas tij ka mashtuar me vdekjen e Klodian Rashës, Egli Progës dhe që ka thënë se në protestën e 7 tetorit nuk pati protestues të lënduar. 

Më tej ai shkruan se propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të vërtetën. Bardhi thotë se "sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!"

POSTIMI I PLOTË: 

Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:

Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit - GËNJESHTËR,

Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua - GËNJESHTËR,

Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis - GËNJESHTËR, apo

Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital - GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.

Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.

Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!



gazment bardhi

Sondazh

Poll