Politike

"Policia mashtron"/ Luan Baçi sqaron çfarë ndodhi sot në Kuvend: Efektivi hapi xhaketën si kaubojs, nxori pak pistoletën dhe…

Baçi në një lidhje skype në News24, u shpreh se ajo që pashë unë ishte armë tamam armë luftarake dhe ishte momenti kur dola nga vetja duke i marrë kapelën policit.

17 Tetor 2024, 15:06 Nga E. D
"Policia mashtron"/ Luan Baçi sqaron çfarë ndodhi
Luan Baçi

TIRANË- Luan Baçi ka thënë se e ka parë shumë qartë që ishte armë zjarri ajo që mbante punonjësi i forcave speciale. Baçi në një lidhje skype në News24, u shpreh se ajo që pashë unë ishte armë tamam armë luftarake dhe ishte momenti kur dola nga vetja duke i marrë kapelën policit.

Më tej ai tha se në një situatë të tillë të tensionuar ai foli qartë me mimikat e fytyrës, hapi xhaketën si kaubojs, vuri dorën tek arma e nxori pak dhe më pas kur pa se u acaruam e futi sërish.

“Nxjerrje arme ndaj opozitës. Ajo që pashë unë ishte armë tamam armë luftarake. Ishte dhe momenti kur dola nga vetja duke i marrë kapelën policit. Nuk ngatërroj unë armën me sprejin. Në një situatë të tillë të tensionuar ai foli qartë me mimikat e fytyrës, hapi xhaketën si kaubojs,vuri dorën tek arma e nxori pak dhe më pas kur pa se u acaruam e futi sërish. Janë falsifikime nga ana e policisë. Nuk lejohet të armatosur në Kuvend”, u shpreh më tej Baçi.

luan baçi

Sondazh

Poll