Politike

EMRI/ KQZ mblidhet nesër për plotësimin e vakancës, ja kush e pason Jurgis Çyrbjan në Kuvend

Vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Ky i fundit është kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

17 Tetor 2024, 17:04 Nga r.ll
EMRI/ KQZ mblidhet nesër për plotësimin e vakancës, ja kush
jurgis cyrbja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar në Kuvend mandatin e deputetit, ndërsa sot kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke njoftuar vakancën, ka kërkuar nga KQZ që të plotësojë vakancën.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ditën e premte, në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar projektvendimin për plotësimin e kësaj vakance të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë. Vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Ky i fundit është kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka””, thuhet në njoftimin e KQZ.

EMRI/ KQZ mblidhet nesër për plotësimin e vakancës, ja kush
erjon meka

Gjashtë ditë më parë, pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën "Shpërdorim detyre. Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale. Në atë kohë kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

jurgis cyrbja erjon meka

Sondazh

Poll