Politike

Salianji në burg, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Mano

Me këtë vendim, Mano zëvendëson ish-deputetin Ervin Salianji, i cili që prej datës 27 shtator 2024 ndodhet në burgun e Fierit nën akuzën e kallëzimit të rremë.

17 Tetor 2024, 14:34 Nga ZH.LL
Salianji në burg, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Mano
Andrea Mano

TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, z. Andrea Mano. Me këtë vendim, Mano zëvendëson ish-deputetin Ervin Salianji, i cili që prej datës 27 shtator 2024 vuan dënimin në burgun e Fierit nën akuzën e kallëzimit të rremë. 

Një ditë pasi Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e deputetit Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi kërkesën për të pranuar mandatin Andrea Manos, i cili iu përgjigj pozitivisht në datë 10 tetor. 

Njoftimi i KQZ:

KSHZ vendos dhënien e mandatit të deputetit z. Andrea Mano. Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, z. Andrea Mano.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

kqz ervin salianji andrea mano

Sondazh

Poll