Politike

‘Këta janë republikë horrash’, Vasili para Kuvendit: Mynxyrë, kjo është fytyra e këtyre sot!

Gjatë fjalës së tij, Vasili e cilësoi republikë horrash dhe mynxyrë atë që po ndodh, dhe se kjo është dita përfundimtare ku kanë arritur dhe ku ka të drejtë të arrijë populli.

17 Tetor 2024, 13:11 Nga ZH.LL
‘Këta janë republikë horrash’, Vasili para Kuvendit:
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se incidentet që ndodhën në seancën e sotme tregojnë fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Vasili në ambjentet e jashtme të parlamentit, tha se ndërkohë që tensionet ishin në kulmin e tyre, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka deklaruar sot në parlament gjënë më të rëndë në historinë e parlamentit që urdhrat vijnë nga lart dhe sipas Vasilit të gjithë ata që komandojnë janë për burg.

Gjatë fjalës së tij, Vasili e cilësoi qeverinë si republikë horrash dhe mynxyrë. Ndërkohë që theksoi se kjo është dita përfundimtare ku kanë arritur dhe ku ka të drejtë të arrijë populli.

Deklarata e Vasilit:

Kjo është fytyra e këtyre sot. Të gjithë këta që i komandojnë këta janë për burg. Kjo mynxyrë që ka ndodhur këtu, me ata skizofrenët, me ata me skafandra dhe nuk i dilte njeri për zot se kush i pruri. Këta janë republikë horrash. Këta kanë vetëm iluzion që rrinë këtu. Se populli i fshin këta. Kjo është dita përfundimtare ku arritën këta dhe ku ka të drejtë të arrijë më pas populli. Mbajeni mend këtë ditë.

petrit vasili partia e lirise protesta e opozites

Sondazh

Poll