Politike

Videoja e policisë tregonte spraj në vend të armës, PD: Pamjet janë mashtrim!

PD thotë se videoja e publikuar është mashtrim dhe se policia tenton të mbulojë aktin e rëndë ku sipas tyre iu drejtua armë dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

17 Tetor 2024, 14:05 Nga M.B
Videoja e policisë tregonte spraj në vend të armës, PD:
Pjesë nga vidoja

TIRANA- Pas videos së publikuar nga Policia e Shtetit ku demonstrohej fakti se efektivët para Kuvendit nuk ishin të pajusur me armë zjarri, por në vend të saj kishin spraj, ka reaguar Partia Demokratike. PD thotë se videoja e publikuar është mashtrim. Po ashtu PD shton se policia tenton të mbulojë aktin e rëndë ku sipas tyre iu drejtua armë dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.  

NJOFTIM PËR SHTYP:

Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media.

Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.

kuvendi

Sondazh

Poll