Sport

Një vlerësim i madh për të riun Cole Pamer të Chelsea, shpallet “Lojtari i Muajit”!...

Cole Palmer vazhdon të shkëlqejë në Premier League!

17 Tetor 2024, 17:57 Nga DOSJA
Një vlerësim i madh për të riun Cole Pamer të Chelsea,

ANGLI - Kush tjetër veç tij? Në moshën 22-vjeçare, Cole Palmer vazhdon të argëtohet kundër mbrojtjeve të Premier League dhe ka një sërë paraqitjesh të shkëlqyera në fanelën e Bluve.

Kundër Brighton më 28 tetor, ai shënoi një kuartet golash të mrekullueshëm në më pak se pjesa e pare, për ta çuar ekipin e tij në një fitore të bujshme 4-2.

Me një tjetër gol ndaj West Hamit si dhe një asistim ndaj Crystal Palace, logjikisht sapo ka marrë trofeun e lojtarit të muajit në Angli.

Një shpërblim i madh dhe i merituar për atë që do të jetë standardi i klubit të tij këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll