Sport

Parisi, masa sigurie shumë të përforcuara për sfidën e Francës ndaj Izraelit...

Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez, njoftoi këtë të enjte se një "sistem sigurie jashtëzakonisht i përforcuar, jashtë dhe brenda" Stade de France, do të vendoset për ndeshjen në ditën e 5-të të Nations League, Francë-Izrael, më 14 nëntor.

17 Tetor 2024, 17:32 Nga DOSJA
Parisi, masa sigurie shumë të përforcuara për sfidën e

FRANCE - Ndeshja e ditës së 5-të të Nations League, Francë-Izrael, e planifikuar për në Stade de France më 14 nëntor, do të mbikëqyret nga “një sistem sigurie jashtëzakonisht i përforcuar, jashtë dhe brenda rrethimit”, tha shefi i policisë Laurent Nuñez këtë të enjte, duke folur për RMC dhe BFM TV.

“Është një ndeshje me rrezik të lartë,- tha ai. - Ne ndërhyjmë brenda një stadiumi kur na kërkohet nga organizatori, FFF-ja”,- vazhdoi ai, duke shpjeguar se po përgatitej “për të gjitha hipotezat, përfshirë edhe atë të hyrjes brenda për të shmangur incidentet.

Më 24 korrik, gjatë Lojërave Olimpike, një mijë policë dhe xhandarë u mobilizuan për ndeshjen Mali-Izrael (1-1) në Parc des Princes, për shkak të thirrjeve për "mobilizim" kundër pranisë së delegacionit izraelit, për shkak të luftës në Gaza. Asnjë incident i dukshëm nuk ishte raportuar.

Më 6 shtator, ndeshja e Belgjikës në shtëpi kundër Izraelit (3-1) për ditën e parë të Nations League u zhvendos në Hungari dhe u luajt me dyer të mbyllura në Debrecen, pas refuzimit të disa qyteteve belge për të mirëpritur takimin, nga frika e incidenteve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll