Sport

Osimhen e nisi fuqishëm me Galatasaray: “Më bindi Okan Buruk, ai ka ndikuar si baba”

“Për mua është një privilegj. Të vij te Galatasaray ka qenë dhe ka luajtur një nga heronjtë e mi, Didier Drogba, edhe unë i falënderoj tifozët e Galatasaray-t”, thotë ai.

17 Tetor 2024, 13:02 Nga DOSJA

Osimhen e nisi fuqishëm me Galatasaray: “Më bindi Okan Buruk, ai

TURQI - Aventura e Victor Osimhen me fanelën e Galatasarayt në futbollin turk nisi me 2 gola dhe 4 asistime në vetëm 303 minutat e luajtura mes Super Ligës dhe Europa League.

Sulmuesi nigerian, i cili mbërriti në formë huazimi nga Napoli te Galatasaray në fund të afatit kalimtar, më 30 qershor 2025, ka folur për këtë në një bisedë të gjatë me mediat turke, siç raporton portali Fanatik.

“Për mua është një privilegj. Të vij te Galatasaray ka qenë dhe kas luajtur një nga heronjtë e mi, Didier Drogba, edhe unë i falënderoj tifozët e Galatasaray-t”, thotë ai.

Në verën e tij plot thashetheme dhe sondazhe, por me pak negociata të vërteta, Osimhen shtoi më pas: “Isha gati të largohesha pas 3-4 muajsh, isha gati të shkoja në vende të tjera, por në atë moment fola me Okan Buruk.

Më ka ndikuar shumë si baba, si trajner, si njeri. Ai më tha se skuadra ishte e një cilësie të lartë dhe se ishte bindëse të luaja me këta lojtarë dhe të arrija sukses, Ai më tha se ky është një klub seriozisht, ne jemi shumë të lumtur këtu si familje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll