Sport

“Kthimi në kombëtaren e Francës është një objektiv”, Pogba mendon ende për blutë!

Në intervistën që ka dhënë për L’Équipe, Paul Pogba, i cili është në pritje të përfundimit të afërt të pezullimit për doping, ka treguar veçanërisht dëshirën e tij për t'u rikthyer në kombëtaren franceze. Ndërkohë, që pranon se së pari, do të duhet të luajë sërish dhe ta fitojë vendin e tij.

17 Tetor 2024, 17:22 Nga DOSJA
“Kthimi në kombëtaren e Francës është një

FRANCE - Kampioni i botës 2018, golashënuesi në finalen kundër Kroacisë (4-2), Paul Pogba nuk është thirrur për skuadrën franceze që nga marsi i vitit 2022, për faj të dëmtimeve dhe më pas pezullimit të gjatë për doping.

Ky pezullim, i reduktuar nga katër vjet në tetëmbëdhjetë muaj nga CAS, do të përfundojë së shpejti dhe mesfushori do të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjet në dhjetor, pastaj garat në mars.

Në vitin 2026, për Botërorin e ardhshëm, ai do të jetë 33 vjeç. Pse duhet ta mendojë pjesëmarrjen? "Të luash në një Kupë Bote është një ëndërr,"- rrëfen ai në një intervistë të gjatë me L'Équipe.

Përpara se të vazhdonte: “Rikthimi te kombëtarja franceze është një objektiv, sigurisht, por duhet të jesh realist. Sot nuk po luaj. Unë duhet ta fitoj vendin tim”.

Në këtë intervistë, Pogba thotë gjithashtu se ka analizuar ndeshjet e bluve gjatë pezullimit të tij dhe flet për lidhjen shumë të fortë që ka me trajnerin Didier Deschamps.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll