Sport

Rummenigge vë në dyshim të ardhmen e Manuel Neuerit: “Nuk e di nëse kontrata e tij do të rinovohet”

Sipas informacioneve të Sport Bild, pesë herë portieri më i mirë në botë, dëshiron ta vazhdojë sërish kontratën me gjermanët dhe të luajë deri në vitin 2026.

17 Tetor 2024, 15:13 Nga DOSJA

Rummenigge vë në dyshim të ardhmen e Manuel Neuerit: “Nuk e

GJERMANI - I rikthyer në bordin mbikëqyrës të Bayernit që nga korriku i vitit 2023, Karl-Heinz Rummenigge foli edhe për të ardhmen e simbolit bavarez, Manuel Neuer, në një intervistë të gjatë ekskluzive për Kicker, duke shkaktuar gjithashtu habi me disa deklarata.

I pyetur nëse kontrata e Neuerit do të rinovohet, menaxheri i Bayernit u përgjigj: "Nuk e di. Por të gjithë në klub e dinë se çfarë rëndësie ka ai për Bayern Munich. Më duket pothuajse e habitshme se sa shpejt ai u kthye në lojën dhe ai po e bën mirë”.

Sipas informacioneve të Sport Bild, pesë herë portieri më i mirë në botë dëshiron të vazhdojë sërish kontratën me gjermanët dhe të luajë deri në vitin 2026. Por nuk ka asnjë nxitim nga ana e klubit. Bisedimet me Neuer nuk do të zhvillohen deri në pranverën e ardhshme. Nga këndvështrimi i Neuerit, qëllimi duket i qartë: portieri duhet të dëshirojë të vazhdojë karrierën e tij në sezonin 2025/26.

Dhe në rast se Neuer largohet kur kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, Bayern tashmë është i mbuluar. Sepse në verë Alexander Nübel (28) nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Bayernin, duke treguar se sa shumë beson klubi bavarez në cilësitë e tij të tanishme dhe të ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll