Sport

AKUZA/ Mbappe pranon një "marrëdhënien konsensuale në Stokholm"! Por ankesa për përdhunim vjen nga një femër tjetër...

Ylli i Real Madridit ka shkëmbyer mesazhe me këtë femër pas lidhjes konsensuale, por ajo nuk është vajza nuk e ka raportuar

17 Tetor 2024, 16:43 Nga DOSJA

AKUZA/ Mbappe pranon një "marrëdhënien konsensuale në

FRANCE - Historia në lidhje me përdhunimin e dyshuar të një femre nga ylli i Real Madridit dhe Francës, Kylian Mbappé, pasurohet çdo ditë me detaje të reja.

Pas ankesës për përdhunim dhe ngacmim të paraqitur të shtunën në Stokholm, Mbappé u mbrojt menjëherë në rrjetet sociale, duke e cilësuar lajmin e publikuar në gazetat skandinave si “fake news!”.

Megjithatë, tani sulmuesi i Real Madrid ka pranuar se ka pasur marrëdhënie konsensuale në hotelin e kryeqytetit suedez ku po qëndronte, por ankesa vjen nga një femër tjetër.

Le Parisien u përpoq të rindërtonte faktin, duke konfirmuar praninë e Mbappes në Stokholm, me ftesë të ish-shokut të tij të skuadrës Mukiele, për të përfituar nga pushimi ndërkombëtar dhe për t'u larguar disa ditë nga rutina e zakonshme e vështirë e stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Në hotel, Mbappé do të kishte shfrytëzuar shërbimet e një portieri të specializuar për festa private luksoze, duke gjetur më vonë një marrëdhënie "konsensuale" me një femër, e konfirmuar nga një shkëmbim mesazhesh pas takimit.

AKUZA/ Mbappe pranon një "marrëdhënien konsensuale në

Mirëpo, ankesa për përdhunim dhe ngacmim në Prokurorinë e Stokholmit mesa duket është paraqitur nga një vajzë tjetër.

Megjithatë, katër ditë pas depozitimit të ankesës, as Mbappé dhe as avokatët e tij nuk janë informuar ende për këtë ankesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll