Politike

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Blushi: Është koha e përballjes dhëmbë për dhëmbë, grabitqari Veliaj të marrë ndëshkimin që meriton

Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë, sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar në këtë narkoqeveri.

17 Tetor 2024, 12:09 Nga ZH.LL
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Blushi: Është koha e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është ndalur të flasë përballë Bashkisë së Tiranës në protestën e organizuar nga opozita, teksa i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë, sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar në këtë narkoqeveri.

Gjatë fjalës së tij, Blushi 'kërcënoi' Veliajn për një ndëshkim shembullor sepse sipas tij, koha i ka mbaruar. Teksa më tej, iu drejtua Veliajt duke e quajtur këtë fundit një grabitqar të pamëshirshëm.

Fjala e plotë:

"Të dashur qëndrestarë, është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar. Ta marrë vesh Erion Veliaj që flaka do i shkojë në zyrë, do i shkojë në shtëpi së bashku me diktatorin tek kryeministria e nuk do ikin me brekë nëpër këmbë, siç tha aktori i nderuar, por nuk do e lëmë të largohet nga Shqipëria.

Ndëshkimin që ju keni përcaktuar për të ai do e marrë në mënyrë shembullore pa mëshirë, për çdo shtëpi që ka shembur e çdo taksë që ka vjedhur që edhe sot po shëtit me taksat tuaja. Sot mijëra familje mezi e shtyejnë muajin e ky institucion, jo vetëm i ka përjashtuar nga ndihma ekonomike, por edhe nga banesat sociale. Ky sekt antikomb, antisocial e antivlerë ka shtuar e një kriter të ri, orientimin seksual për të përfituar një banesë sociale.

Nuk ka rëndësi sa i varfër je, nuk ka rëndësi a ke mundësi të ushqesh fëmijën, por për të ka rëndësi veë orientimi seksual. Ky hajdut, ky grabitqar duhet të marrë një ndëshkim shembullor nuk duhet të djegim më goma para bashkisë, por duhet t’i vëmë flakën Erion Velisë, sepse koha ka mbaruar".

tedi blushi erion veliaj protesta

Sondazh

Poll