Politike

Incidenti me deputeten Hoti/ Çupi: Pamjet e dhunës janë të papranueshme për një vend demokratik, tregojnë për diktaturën në Parlament

Deputetja Çupi reagoi me shqetësim të thellë, duke e cilësuar incidentin si një pamje të rëndë, që e tronditi opinionin publik dhe theksoi se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri. Deputetja Çupi reagoi me shqetësim të thellë, duke e cilësuar incidentin si një pamje të rëndë, që e tronditi opinionin publik dhe theksoi se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri. Deputetja Çupi reagoi me shqetësim të thellë, duke e cilësuar incidentin si një pamje të rëndë, që e tronditi opinionin publik dhe theksoi se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri. Deputetja Çupi reagoi me shqetësim të thellë, duke e cilësuar incidentin si një pamje të rëndë, që e tronditi opinionin publik dhe theksoi se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri.

17 Tetor 2024, 11:48 Nga ZH.LL
Incidenti me deputeten Hoti/ Çupi: Pamjet e dhunës janë të
Dhurata Çupi

TIRANË-  Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka quajtur të paprecedent rastin e dhunës ndaj deputetes Elda Hoti. Hoti është filmuar sot duke u kapur nga punonjësit ne gardës, teksa tentonin që ta nxirrnin nga salla e seancës plenare. Çupi e ka cilësuar incidentin si një pamje të rëndë, që e tronditi opinionin publik dhe theksoi se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri.

'Çupi theksoi se dhuna ndaj deputetëve, sidomos ndaj grave, është një shenjë e qartë e një sistemi që po shkel të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e institucioneve. Ndër të tjera, ajo e krahasoi dhunën në parlament me diktaturën, ku sipas saj është vetëm mazhoranca në Parlament dhe gratë që dhunohen. Ndërkaq, ajo bëri thirrje për solidaritet mes kolegëve të saj dhe kërkoi mbështetje për të drejtat e opozitës.

'Është një pamje shumë e rëndë që kanë parë qytetarët shqiptarë sot: një zonjë deputete që është dhunuar që në hyrje të Parlamentit. Mos harrojmë se jemi vetëm disa ditë pas hapjes së negociatave, ku shtyllat kryesore janë të drejtat e njeriut, pavarësia e pushteteve, dhe çfarë pavarësie pushteti mund të kemi ne kur këtu dhunohen deputetët.

Dhunohen deputetët e opozitës; këtu kemi një sallë totalisht diktaturë, këtu është instaluar diktatura, vetëm mazhoranca në Parlament dhe gratë që dhunohen. Unë ju bëj thirrje kolegeve të mia gra të Partisë Socialiste që të dalin në mbrojtje të kolegeve të opozitës që janë dhunuar, zonjës Elda Hoti, e cila është dhunuar. Pamjet janë dëshpëruese. Ju, në dijeninë time, i keni bërë publike fotot ku Garda dhunon deputeten Elda Hoti; këto janë të papranueshme në një vend demokratik,' u shpreh Çupi. 

elisa spiropali elda hoti dhurata çupi kuvend

Sondazh

Poll