Politike

"Veliaj pranoi se inceneratori nuk ekziston"/ Këlliçi: Deputeti Ndreca do të shkojë së shpejti në burg

Gjithashtu Këlliçi është shprehur se shumë shpejt do të dalin dokumenta të reja që do të çojnë në burg deputetin dhe zarin e Velijat, Plarent Ndecën.

17 Tetor 2024, 12:10 Nga E. D
"Veliaj pranoi se inceneratori nuk ekziston"/ Këlliçi:
pamje nga protesta

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij në protestën para bashkisë ka thënë se kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar se inceneratori i Tiranës nuk ekziston edhe pse paguan 80 mijë euro në ditë. Gjithashtu Këlliçi është shprehur se shumë shpejt do të dalin dokumenta të reja që do të çojnë në burg deputetin dhe zarin e Velijat, Plarent Ndecën. Më tej ai u shpreh se fshehja e akteve mbrojtja e Veliajt dhe bandës 5d nuk do ti harrojnë kurrë. 

"Në diasporë me qindra mijëra demokratë mezi presin që të votojnë në zgjedhje për të bërë ndryshimin. Kreu i inceneratorit kërkoi hapjen e një gare për ndërtimin e inceneratorët edhe përse ka 7 vite që paguan një incenerator që nuk ekziston. I bëj thirrje ekspertit dhe zarit të Veliajt, deputetit Plarent Ndreca që shumë shpejt do ti bashkohesh bandës së 5D në burg pas shkresave dhe dolumentave të reja që do të dalin. I bëj thirrje Dumanit që të zbatojnë ligjin dhe mos të bëhen pjesë e kolegut të tyre. Fshehja e akteve mbrojtja e Vleijt dhe bandës 5d ne nuk do ti harrojmë kurrë, prandaj zbatoni ligjin dhe të çojnë hajdutët përpara ligjit," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll