Politike

"Është e paprecedentë në një demokraci"/ Noka: Policia sulmoi dhe goditi popullin opozitar dhe deputetët

 Noka duke folur për mediat tha se kjo është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi.

17 Tetor 2024, 12:32 Nga E. D
"Është e paprecedentë në një demokraci"/
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj. Noka duke folur për mediat tha se kjo është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi. Më tej ai tha se Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend. 

"I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të rrish ministër aty, por duhet të dish se Enver Hoxhën e kemi rrëzuar. Policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj. Është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi. Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend", tha Flamur Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll