Politike

Agravon situata para godinës së Kuvendit, deputetët e PD-së përplasen fizikisht me forcat e policisë

Nga pamjet shihen deputetët demokratë dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, të cilë përplasen fizikisht me forcat speciale.

17 Tetor 2024, 12:05 Nga M.B
Agravon situata para godinës së Kuvendit, deputetët e PD-së
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka agravuar situata para oborrit të Kuvendi të Shqipërisë ku grupi i demokratëve që ishte në tubim para Bashkisë së Tiranës iu bashkua deputetëve te PD-së. Nga pamjet shihen deputetët demokratë dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, të cilë përplasen fizikisht me forcat speciale.

Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë. Ndërkohë janë shtuar dhe forcat e rendit dhe efektivët e gardës në zonën e oborrit të Kuvendit.

 

kuvendi

Sondazh

Poll