Politike

Kaosi në Kuvend/ Bardhi bën deklaratën e fortë: Forcat policore kanë kërcënuar me armë deputetët

Gjatë përplasjes para Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që forcat e policisë të dhunojnë deputetët brenda Kuvendit.  

17 Tetor 2024, 12:11 Nga I.A
Kaosi në Kuvend/ Bardhi bën deklaratën e fortë: Forcat
Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcënuar me armë deputetët demokratë. Gjatë përplasjes para Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që forcat e policisë të dhunojnë deputetët brenda Kuvendit.  

"I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll