Politike

Miratohet me 73 vota pro raporti i KLSH për vitin 2023/ Anëtarja e KLGJ-së dhe anëtari i KLP-së nuk morën votat e mjaftueshme

Gjatë tensioneve raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. 

17 Tetor 2024, 11:49 Nga I.A
Miratohet me 73 vota pro raporti i KLSH për vitin 2023/ Anëtarja e
Kuvendi

TIRANË- Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është miratuar në seancën e sotme me 73 vota pro. Gjatë tensioneve raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë që Opozita nuk ndodhej fare në Kuvend për shkak se ishte e përjashtuar. 

Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë Violanda Theodhori nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar. E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla. 

seance plenare 17 tetor 2024

Sondazh

Poll