Politike

Protestuesit e opozitës mbërrijnë nga Bashkia e Tiranës te Kuvendi, përplasje fizike me policinë

Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë.

17 Tetor 2024, 11:55 Nga M.B
Protestuesit e opozitës mbërrijnë nga Bashkia e Tiranës te
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Protesta e opozitës ka vijuar teksa grupi i demokratëve që ishte në tubim para Bashkisë së Tiranës iu bashkua deputetëve te PD-së para godinës së Kuvendit te Shqipërisë. Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë.

Për disa momente tensionet vijojnë para Parlamentit, ku janë shtuar forcat e rendit dhe efektivët e gardës. Po ashtu raportohet se deputetët e maxhorancës janë larguar nga salla e Kuvendit, duke dalë nga porta e pasme, e cila është në drejtim të Akademisë s Shkencave.

 

kuvendi

Sondazh

Poll