Politike

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Malkja: Ambasadorët reagojnë për zjarret dhe nuk reagojnë për kërcënimin e demokracisë

Malkaj ka thekusar se kushdo që do të bëjë faje do të dënohet dhe kryeministri Rama është i mbushur me faje

17 Tetor 2024, 11:35 Nga I.A
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Malkja: Ambasadorët reagojnë
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj në protestën e radhës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se ambasadorët reagojnë për zjarret dhe nuk reagojnë për agresionin ndaj opozitës. Malkaj ka thekusar se kushdo që do të bëjë faje do të dënohet dhe kryeministri Rama është i mbushur me faje

"Këtij ti thuash hajdut e lavdëron sepse ky nuk është hajdut por është grabitqar. Aleanca e Teatrit është në vitin e 8 që po proteston dhe nuk erdhi asnjë ambasador për të na pyetur se si është problemi i artistave por erdhi kimetja për të bërë foto. Përse shqetësohen këta ambasadorë për gurët dhe zjarret dhe nuk reagojnë për prishjen e teatrit, dhuna është kur të bien në qafë dikush kot. Kush bën faj do të dënohet dhe ai diktatori është i mbushur në faj", tha Malkaj. 

mehdi malkaj

Sondazh

Poll