Sport

Anglezët zbulojnë përbërjen e stafit teknik të Tuchel te “Tre Luanët”...

Trajneri portugez i portierëve do të ndajë rolet mes Chelseat dhe ekipit të ‘Tre Luanëve”

17 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Anglezët zbulojnë përbërjen e stafit teknik të Tuchel

ANGLI - Shtypi anglez zbuloi, këtë të mërkurë, se portugezi Hilário, trajneri i portierëve të Chelseat, do t'i bashkohet Thomas Tuchel, i cili nga janari do të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares angleze.

Sipas gazetarit Nathan Gissing, puna e Hilarios te “Tre Luanët” do të jetë me kohë të pjesshme, domethënë ai do të ndajë detyrat mes ekipit anglez dhe Chelsea, klubi që ai përfaqëson që nga viti 2016.

Përveç Hilarios, Tuchel do të ketë si asistent në Angli edhe Anthony Barry, një nga ndihmësit e Roberto Martínez në kombëtaren portugeze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll